Cakaj: Mirënjohje për përkrahjen e pakursyer dhe solidaritetin e treguar nga ana e qeverisë turke

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë qëndrimit të tij në Bratislavë, ku po merr pjesë në takimin e Ministave të Jashtëm të OSBE-së, zhvilloi një takim me homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Cakaj përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, shprehu mirënjohjen për përkrahjen e pakursyer dhe ndihmesën e solidaritetin e treguar nga ana e qeverisë turke, në këto ditë të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët, pas tërmetit që përfshiu vendin.

Krahas kësaj, ky takim u përqendrua në diskutime që lidhen me nxitjen e bashkëpunimit strategjik në nivel dypalësh dhe rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së në vitin 2020.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00