Cakaj merr mbështetjen e Vishegradit nga Çekia

Vendet e Vishegradit mbështesin me forcë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Qëndrim ky i konfirmuar këtë të enjte nga Praga, ku në takimin e zhvilluar me vendet e Ballkanit Perëndimor, krerët e shteteve dhe Ministrat e Jashtëm ripërsëritën angazhimin për t’i hapur rrugë fillimit të menjëhershëm të negociatave për antarësim me Shqipërinë.

Por veç integrimit që ishte kryefjala, në këtë takim u diskutuan edhe hapa konkretë në shërbim të ndërlidhjes infrastrukturore, bashkëpunimit në fushën e energjitikës, sigurisë dhe politikave të mjedisit. Platformë kjo që është në shërbim të zhvillimit të rajonit dhe procesit të integrimit evropian.

Gjatë qëndrimit në Pragë, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim pune me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Tomáš Petříček.

Takim gjatë së cilit u dakordësuan një serë hapash konkretë për bashkëpunim në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe marrjes së Presidencës së OSBE-së.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00