Cakaj: Mbështetje financiare për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi në profilin e tij facebook, ka bërë të ditur vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi mbështetjen shtesë financiare për Këshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore.

 Ky vendim, sipas Cakaj do t’i shërbejë nxënësve shqiptarë që të ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në tre komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

 “Vendimi është në funksion të rritjes së edukimit në përgjithësi dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në veçanti. Shqipëria mbetet e përkushtuar për rritjen e kujdesit për të gjithë shqiptarët në rajon dhe diasporë në përgjithësi”- shprehet Cakaj.​

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00