Cakaj jep lajmin: Nis shpërndarja falas e teksteve shkollore shqip për nxënësit në Luginën e Preshevës

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se me mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare nga Qeveria e Shqipërisë, Këshilli Kombëtar Shqiptar sot ka filluar shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Në Luginën e Preshevës do të shpërndahen rreth 20.000 libra dhe do të përfitojnë 4.000 nxënës shqiptarë.

“Kjo mbështetje do të kontribuojë në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe e në rritjen e cilësisë së edukimit në Luginën e Preshevës.”- theksoi Kryediplomati Cakaj në postim.

Më tej, Cakaj shprehu gatishmërinë e plotë për të vijuar me masa të tjera për të mbështetur pakursyer Luginën.

 

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00