
Në datën 10-12 Tetor 2012 znj. Edit’h HARXHI, Zv/Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë zhvilloi një vizitë pune në Budapest, me ftesë të homologut të saj hungarez z. Nemeth ZSOLT. Gjatë kësaj vizite znj. HARXHI zhvilloi takime me ZV/Sekretaren e Shtetit për Minoritetet z. Zhurzhana Repash, Zv/Sekretarin e Shtetit për Politikat Peter SZTARAY, Zv/Sekretarin e Shtetit për Marrëdhëniet me BE- në Z.Balint ODOR dhe Zv/Ministrin e Punëve të Jashtme z.Nemeth ZSOLT.Në këto takime u diskutua për marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe perspektivën e zhvillimit të tyre. Znj. HARXHI falenderoi bashkëbiseduesit për ndihmën e pakursyer që Hungaria i ka dhënë Shqipërisënë rrugën e integrimit europian. Gjithashtu ajo mirëpret kontributin e Hungarisë në procesin e antarësimit të saj në Bashkimin Evropian. Zv/Ministri i Punëve të Jashtme z. Nemeth ZSOLT siguroi znj. HARXHI për mbështetjen që Hungaria do të vazhojë t’i japë Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Duke vlerësuar arritjet e Shqipërisë në këtë proces të rëndësishëm, ai informoi znj. HARXHI se Hungaria do të përfaqësohet me Kryeministrin Viktor ORBAN në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në nëntor të këtij viti. Gjithashtu ai informoi se në ceremoninë e rivarosjes së Familjes Mbretërore shqiptare, Hungaria do të marrë pjesë me nivelet më të larta të përfaqësimit, duke e konsideruar si një aset vlerë figurën e Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Xheraldina, pasardhëse e familjes hungareze Apony.