Vizitë e Ministrit Szijjártó në Tiranë - Takim me Presidentin Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z. Peter Szijjarto. Gjatë takimit bashkëbiseduesit diskutuan mbi zhvillimet në Shqipëri, si dhe mbi ecurinë e saj në procesin e integrimit evropian. Presidenti Meta e falënderoi Ministrin Szijjártó, për qëndrimin mbështetës të Hungarisë për proceset e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, si dhe për ndihmën dhe mbështetjen e vendit të tij në kuadrin e V4 dhe V4-WB6. Gjithashtu, i shprehu falenderimet për mbështetjen e vyer të Hungarisë në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në nëntor të vitit 2019, si dhe për ndihmën në përballimin e pandemisë COVID-19.
12 shkurt 2021

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12