Viti i Ri 2020

Universiteti i Teknologjisë dhe Ekonomisë i Budapestit (BME), i themeluar në vitin 1782, është një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në rang evropian. Me një ceremoni ku merrnin pjesë personalitete të shkencës dhe arsimit, të qeverisë hungareze e të pushtetit vendor, të trupit diplomatik dhe të biznesit, u festua fillimi i Vitit të Ri 2020. Gjatë kësaj ceremonie Rektori i BME, Dr. Józsa János, i dha mundësinë Ambasadorit Spasse të flasë mbi përvojën e bashkëpunimit me këtë institucion ku janë formuar ekspertët hungarezë që ndihmuan në vlerësimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit. Në fjalën e tij Ambasadori shprehu mirënjohjen e palës shqiptare për kontributin e ekspertëve, si dhe falenderoi qeverinë, Bankën OTP dhe popullin hungarez për mbështetjen në ato momente të vështira.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12