Vendosja e emrit të Geraldine Apponyi ëmbëltores së Muzeut Historik të Hungarisë.

Vendosja e emrit të Geraldine Apponyi ëmbëltores së Muzeut Historik të Hungarisë. Në tetor 2017, teksa punonim për ekspozitën kushtuar Mbretëreshës Geraldinë, Drejtori i Përgjithshëm i Muzeut Historik të Hungarisë, z. Benedek Varga, na njohu me idenë e vendosjes së emrit të Geraldine Apponyi ëmbëltores së muzeut. Katër vite më pas, kjo ide u bë realitet dhe Ambasadori Spasse pati kënaqësinë të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese. Në ceremoni ishin të pranishëm miq të familjes së Mbretëreshës Geraldine, bashkëshortja e Kryeministrit Orbán, znj. Anikó Lévai, punonjës të muzeut dhe gazetarë të medias të profilizuar në fushat e turizmit dhe gastronomisë. Gjatë fjalës së tij Ambasadori Spasse e vlerësoi këtë veprim si një gjest të bukur të Muzeut që mbart edhe simbolikën e miqësisë shqiptaro – hungareze. Ai vuri në dukje se viti që vjen do të shënojë, përveç 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë, edhe 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të Trëndafilit të Bardhë të Budapestit. Ambasadori premtoi se do t’i kërkojë drejtuesve të Muzeut bashkëpunimin për një veprimtari përkujtimore të përbashkët. Ëmbëltorja Geraldine, e administruar nga familja Augustus, e njohur prej pesë gjeneratash për prodhimin e ëmbëlsirave, nga sot mund të kthehet një pikë ndalese për të gjithë turistët shqiptarë që do të vizitojnë Budapestin.
07.07.2021

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00