
Në kuadër të iniciativës "Tetori i Librit" dhe nën moton "Një ditë në shqip", në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Budapest u organizua një event kushtuar librit dhe leximit. Ambasadori Spasse dhe Sekretari i Dytë z. Viliem Kurtulaj mirëpritën në këtë event dashamirës të librit dhe studentë shqiptarë që studiojnë në Hungari. Nga pjesëmarrësit u sollën në vemendje tematika të ndryshme që kanë të bëjnë me leximin e autorëve shqiptarë dhe të huaj, përkthime të autorëve të huaj në shqip, stilistika e të shkruarit në shqip, etj. Libri që ngjalli më shumë interes dhe diskutim ishte libri i Enver Dugollit "Qarku i (pa) mbyllur burgjesh", i cili u soll në diskutim nga studentja Rina Shabani.
#tetorilibrit
#njëditënëshqip
#lexoshqip