Takim me Studentë

Ambasadori Spasse dhe Sekretari II Kurtulaj priten ne Ambasade nje grup studentesh shqiptare qe studiojne ne Hungari. Qellimi i takimit ishte nxitja e studenteve per te gjalleruar veprimtarine e Unionit Studentor Shqiptar, te krijuar vitin e kaluar ne Budapest. Sipas Ambasadorit, Unioni duhet te kthehet ne nje organizim qe mbledh se bashku studentet shqiptare te te gjitha trevave qe studjojne ne Hungari dhe te sherbeje si platforme komunikimi, informimi, argetimi dhe pershtatjeje me vendin prites. Element thelbesor ne veprimtarine e Unionit duhet te jete edhe promovimi i vlerave shqiptare prane miqve hungareze dhe te huaj. Ambasadori shprehu gatishmerine qe, ne rast nevoje, studentet te mund te shfrytezojne mjediset e Ambasades per mbledhje ose aktivitete. Ne fund, me rastin e fillimit te vitit te ri akademik, ai u uroi suksese ne mesime.
18.09.2020

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12