Takim me Studentë

Ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës u takuan sot me një grup studentësh shqiptarë që studjojnë në Hungari. Synimi i këtij takimi, të iniciuar nga vetë studentët, ishte shkëmbimi i mendimeve për realizimin e një organizimi formal të tyre. Ambasadori Spasse, gjatë ndërhyrjes së tij, i falenderoi studentët për iniciativën dhe vuri në dukje rëndësinë sociale, kulturore, atdhetare dhe promovuese që bart një organizim i tillë. Ai i inkurajoi të hedhin hapat konkrete për formimin e shoqatës/unionit sipas një kalendari të përcaktuar qartë. Nga ana e tij, Ambasadori Kallaba i ftoi studentët të bëhen ambasadorë të denjë të vendeve të tyre duke përçuar te miqtë vendas e të huaj vlerat më të mira të shqiptarëve. Më tej ambasadorët u prezantuan të pranishmëve stafet përkatëse dhe i siguruan që dyert e të dyja ambasadave do të jetë përherë të hapura për ta. Ky takim u zhvillua në mjediset e reja të Ambasadës së Kosovës në Budapest.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12