Takim i Ambassadorit Spasse me Konsullin e Nderit Avni Hafuzi

Pas përurimit të vendosjes së bustit të Skënderbeut në Budapest dhe vizitave të suksesshme në Hungari të Presidentit Ilir Meta dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Ambasadori Spasse ftoi në Ambasadë për një takim kortezie Konsullin e Nderit, z. Avni Hafuzi. Ambasadori e falenderoi z. Hafuzi për ndihmën e dhënë për mbarëvajtjen e vizitave të larta shtetërore, si dhe i shprehu mirënjohjen për kontributin personal ndër vite për komunitetin shqiptar dhe ndihmën dhënë Ambasadës. Duke vlerësuar kontributin e z. Hafuzi, Ambasadori tha se përmes tij i shpreh mirënjohjen të gjithë atyre miqve dhe kolegëve, shqiptarë dhe hungarezë, që kanë punuar për të sjellë kujtimin e heroit tonë kombëtar në Budapest.

09.07.2021

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00