
Kontributi shqiptar në Panairin Diplomatik të Budapestit pati edhe elementët artistikë – modern dhe të traditës. Fondacioni TRADITA POPULLORE, përfaqësuar nga znj. Edlira Sulaj, kontribuoi duke veshur me kostume popullore disa prej përfaqësuesve të ekipit shqiptar në Panair, duke ekspozuar një numër të madh prodhimesh artistike të artizanatit në stendë, si dhe duke dhuruar një punim artistik për lotarinë e organizuar në funksion të grumbullimit të ardhurave të Panairit. I pranishëm në stende edhe Artan Bilani i Suvenir Parruca. Mirënjohje