Shqipëria në Panairin Diplomatik 2019- Falenderim për kontribuesit

Falenderim për kontribuesit Falë ndihmës bujare të disa subjekteve shqiptare, gjate Panairit te 9-te Diplomatik te Budapestit, në stendën e Ambasadës u ekspozuan një numër i madh produktesh që tërhoqën interesin e shumë vizitorëve. Me këtë rast Ambasada e Shqipërisë në Budapest i shpreh mirënjohjen: Kafenesë MON CHÉRI në Budapest, Kantinës GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU në Durrës, kompanisë BIOBES, kompanive të prodhimit të vajit të ullirit MUSAI dhe NDROQI, Kantinës BEJKO në Përmet, Kompanisë PRO PËRMET, Kompanisë MOLLA DIBRANE, Kantinës NURELLARI, Kantinës ÇOBO, Kompanisë ZDRAVO shpk, Kompanisë MORAVA, Kantinës ARBËRI, Fabrikës së Përpunimit të Kërmillit KRISTO ZGURI, Kompanisë MARE ADRIATIK dhe Kantinës KOKOMANI. Grumbullimi i prodhimeve shqiptare do të ishte i pamundur pa përkushtimin e AZHBR të përfaqësuar nga Drejtorja Frida Krifca dhe bashkëpunëtoret e saj Nigela Lici dhe Eni Dici. Falenderim i veçantë i shkon edhe znj. Ana Kekezi për ndihmën e saj. Në fund, por jo për nga rëndësia, falenderime Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për ndihmën logjistike.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12