Shqipëria në Panairin Diplomatik 2019

Më 24 nëntor, nën kujdesin dhe organizimin e Diplomatic Spouses of Budapest (DSB) dhe nën patronazhin e bashkëshortes së Presidentit të Hungarisë, znj. Anita Herczegh, për të nëntin vit rradhazi u zhvillua Panairi Diplomatik i Budapestit. Znj. Elda Spasse, në cilësinë e Presidentes së DSB, çeli Panairin me një fjalë ku nënvizoi objektivat dhe synimet e këtij aktiviteti. Të pranishmit i përshëndeti Dekani i Trupit Diplomatik, Nunci Apostolik Michael August Blume. Patronja e Panairit, znj. Anita Herczegh ishte e pranishme në ceremoninë e çeljes. Panairin e vizitoi edhe znj. Szilivia Szijjártó – Nagy. Të ardhurat e grumbulluara do t’u dhurohen katër fondacioneve hungareze që ndihmojnë shtresat në nevojë. Realizimi i Panairit u bë i mundur falë ndihmës së rreth 400 vullnetarëve. Partneri kryesor i DSB në këtë aktivitet ishte Hotel InterContinental.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12