Samiti ITU Telecom World 2019

Sot në Budapest nisi Samiti ITU Telecom World 2019, i cili do të vazhdojë deri më 12 shtator. Ky aktivitet këtë vit organizohet nga qeveria e Hungarisë dhe do të përqendrohet mbi çështjet e inovacionit dhe të politikave e strategjive për zhvillim dixhital më të zgjuar. Gjatë punimeve të samitit, politikanë, politikëbërës, ekspertë dhe investitorë do të takohen dhe ndajnë me njëri-tjetrin njohuritë më të fundit në fushën e dixhitalizimit. Të pranishmit i përshëndeti në distancë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, si dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán. Në këtë samit Shqipëria përgaqësohet nga zv. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Dorina Çinari. 9.09.2019

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12