NJOFTIM!!!

NJOFTIM!!! Qeveria e Hungarisë ka urdhëruar gjendjen e shtetrrethimit, duke filluar nga nesër dt. 28 mars deri më datë 11 prill 2020. Dyqanet ushqimore dhe farmacitë do të mbeten të hapura si zakonisht. Në oraret 09:00-12:00 ato do të aksesohen vetëm nga personat mbi 65 vjeç, kurse çdo person tjetër do të ndalohet t'i vizitojë gjatë këtij orari. Gjatë periudhës së shtetrrethimit, njerëzit do të lejohen të qarkullojnë vetëm për arsye madhore, të cilat përfshijnë: - vajtje-ardhje për në punë - shkuarje në qendra shëndetësore apo farmaci - dërgimi i fëmijëve në qendra të posaçme kujdesi, me jo më tepër se 5 fëmijë njëkohësisht - aktivitete sportive individuale - ceremonitë martesore dhe funerale - shërbimet financiare, postare, të transportit, karburantet - pjesëmarrja në ceremonitë fetare, etj. Policia dhe ushtria do të monitorojë situatën për zbatimin e Vendimit. Në rast shkeljeje, gjoba varion nga 5.000 deri në 500.000 forinta.
Updated 27.03.2020

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12