NJOFTIM!!!

NJOFTIM!!!

Nëse shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Hungari kanë një vizë të vlefshme dhe mund të tregojne se e kanë të pamundur të largohen nga zona Schengen brenda peridhës 90 ditore, për shkak të rrethanave që nuk varen nga ata, atëherë mund të bëjnë zgjatjen e vizës së tipit C pranë autoriteteve hungareze.
Periudha e qëndrimit zgjatet sipas klauzolës vis maior të Kodit të Vizave (Kodi i Komunitetit për Vizat). Kjo është e vlefshme dhe për ata te cileve tashmë u ka skaduar viza dhe që e kanë pasur të pamundur të udhëtojnë jashtë vendit për shkak të kufizimeve.
Qytetarët shqiptarë që janë në një situatë të tillë mund të paraqesin kërkesën e tyre për zgjatjen e vizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për të Huajt.
Ju mund të kontaktoni me autoritetet hungareze, si dhe të informoheni në lidhje me epideminë e koronavirusit dhe si ndikon kjo situatë në procedurat e zgjatjes së qëndrimit, nëpërmjet linqeve të mëposhtëme.

http://oif.gov.hu/index.php

http://oif.gov.hu/index.php?lang=en

http://oif.gov.hu/index.php

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12