
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme I Republikës së Shqipërisë z. Edmond Haxhinasto priti në një takim delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë, të kryesuar nga Sekretari i Shtetit, z. Zsolt Nemeth. Në takim u diskutua mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe, procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe mbi zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon. Nga të dy palët u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy vendeve, dinamika e shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë, si dhe zgjerimi i mëtejshëm i këtyre këtyre marrëdhënieve, me fokus bashkëpunimin ekonomik. Në këtë kuadër Ministri Haxhinasto shprehu interesin për mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Ekonomik. Në vijim Ministri Haxhinasto falenderoi delegacionion për mbështetjen e rëndësishme të dhënë nga Hungaria në procesin e integrimit të vendit në BE, si dhe për vëmendjen e rëndësinë që ajo i kushton Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sekretari i Shtetit Nemeth nga ana e tij, garantoi përmbështetjen e plotë që Hungaria do të vijojë t’i japë Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Gjithashtu, Sekretari i Shtetit Nemeth vlerësoi marrjen e Presidencës së KiE-së, prioritetet tona gjatë kësaj presidence, si dhe ofroi bashkëpunimin e Hungarisë në këtë kuadër. Gjatë takimit bashkëbiseduesit ndanë mendime lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe vendet e tjera të Rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sekretari i Shtetit Nemeth vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon. Në përfundim të takimit u diskutua mbi bashkëpunimin në kuadër të presidencave të ardhëshme të Hungarisë në nismat rajonale si NEQ-i dhe Grupi i Vishegradit.