Mesazhi i Ambasadorit

I dashur lexues,

Ndonëse nuk janë vende fqinje, Shqipëria dhe Hungaria kanë qenë vende mike që në kohët e hershme. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur që në vitin 1922, por sot po përballemi bashkarisht me sfida të rendësishme dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm.

Ambasada, si gjithmonë, mbetet e përkushtuar për nxitjen e marredhenieve të forta e të qendrueshme dypalëshe, qofshin ato politike, ekonomike, kulturore njerëzore dhe mes bizneseve. Une dhe kolegët e mi jemi të gatshëm për të bërë ç’është e mundur, jo vetëm për të mbrojtur dhe nxitur interest e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Hungari, por edhe për të ofruar informacion real dhe shërbime cilësore për qytetarët hungarezë që deshirojne të vizitojnë Shqipërinë, apo të investojnë aty.

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe rritja e sshkëmbimeve tregtare mbetet një sfidë para nesh. Energjia, turizmi, transporti, bujqësia, kultura dhe arti janë disa prej fushave të bashkëpunimit ku shqiptarët dhe hungarezët kanë shumë për të ndarë e këmbyer me njëri-tjetrin.

Unë besoj se faqja jonë web do të mund t’ju shërbejë si një burim nga ku mund të mësoni më shumë rreth Shqipërisë, popullit të saj, gjeografisë, turizmit dhe mundësive për të bërë biznes.

 

Arian Spasse

Ambasador

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00