Masat kundër përhapjes së Covid-19 në Hungari dhe kufizimet kufitare

Në kudër të mbrojtjes kundër përhapjes së covid-19, masat e reja në Hungari kufizojnë lëvizjet e qytetarëve gjatë natës nga ora 00:00-05:00. Gjithashtu, është e detyrushme mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, në ngjarje ku ka grumbullime si në mjedise të mbyllura ashtu dhe në të hapura, përfshirë baret dhe restorantet gjatë momentit të mos konsumit, në transportin publik, etj. Kontrollet do të jenë të rrepta dhe në rast të mosmbajtjes së maskës, do ketë dënim me gjobë pa paralajmërim. Parkimi në Budapest do të rikthehet të jetë falas, në mënyrë që të reduktohen ngjeshjet në transportin publik, mjetet e të cilave gjithsesi do të funksionojnë të shpeshtuara. Nëpër stadiume, kinema apo teatro, vendet ku mund të qendrojnë spekatorët duhet të jenë një në tre ulëse.
 
Sa i përket lëvizjeve në kufi, kufizimet mbeten të njëjta. Shtetasit e huaj që kërkojnë të hyjnë në Hungari (edhe për kalim tranzit), duhet të aplikojnë online te policia hungareze për një leje të posaçme hyrjeje. Ky aplikim bëhet duke plotësuar formularin online në webfaqen zyrtare të policisë hungareze. Aty duhet të ngarkohen të gjitha dokumentat të cilat justifikojnë kërkesën për hyrje/kalim tranzit në Hungari. Gjithashtu duhet të shpjegohet dhe të arsyetohet kërkesa për hyrje në territorin hungarez. Vendimi merret ekskluzivisht nga policia hungareze. Aplikimi mund të bëhet në gjuhën hungareze ose angleze.
Linku i aplikimit në gjuhën angleze:
https://ugyintezes.police.hu/en/uj-ugy-inditasa
(Pasi të hapni linkun, klikoni Start New Case, pastaj klikoni tek Államhatáron történő beutazáshoz méltányossági kérelem, më pas klikoni dhe një herë tek Államhatáron történő beutazáshoz méltányossági kérelem, pastaj klikoni te COVID-02, më pas te Digital. Pastaj vazhdoni me aplikimin).
Pas plotësimit të formularit online, në adresën e emailit të vendosur nga vetë personi, policia hungareze kthen përgjigje me vendimin e marrë brenda 24 orëve. Nëse përgjigjja e policisë është pozitive, ajo duhet treguar e printuar në kufi/aeroport. Përveç lejes së hyrjes, policia në kufi, mund të kërkojë dhe dokumentat mbështetëse që janë ngarkuar në sistem gjatë aplikimit, të cilat duhet të jenë origjinale dhe jo kopje.
Në rast hyrje dhe qendrimi në Hungari, kërkohet karantinë 10-ditore në adresën e përcaktuar nga vetë personi ose dy teste negative PCR për Covid-19 të kryera në Hungari.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12