Masat e reja për hyrjen në Shqipëri

Duke filluar nga data 1 shtator 2021, ora policore në territorin e Republikës së Shqipërisë do të jetë nga ora 23:00 deri më 06:00. Nga data 06 shtator 2021, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë në rrugë tokësore, detare apo ajrore, duhet të jeni të pajisur me:
• Pasaportë vaksinimi jo më të vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi; OSE
• Test PCR të kryer jo më shumë se 72 orë përpara hyrjes; OSE
• Test antigen të shpejtë të kryer jo më shumë se 48 orëve para hyrjes; OSE
• Dokument që vërteton se e keni kaluar ose jeni shëruar nga Covid-19, i vlefshëm deri në 6 muaj pas shërimit;
- Këto kritere aplikohen edhe për ata udhëtarë që kalojnë tranzit në Shqipëri; 
- Fëmijët deri në moshën 6 vjeç, përjashtohen nga këto kritere.
Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri që kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipër përmendura, duhet të vetë izolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer test në fund të izolimit. Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokolleve të standardeve ndërkombëtare që kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të zbatojnë edhe këto rregulla:
• Në ndërtesën e aeroporteve do të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarët e tyre;
• Pasagjerët duhet të respektojnë distancën sociale 1.5 metra gjatë gjithë kohës së qëndrimit në aeroport;
• Prioritet kanë personat e moshuar, personat në nevojë dhe familjet me fëmijë të mitur;
Për më shumë info: https://www.tirana-airport.com/c/116/measures-and-rules/
Lutemi, mbani në vëmendje rregullat aktuale që janë në fuqi në Shqipëri:
• Kufizim i lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Lejohet lëvizja vetëm për arsye shëndetësore ose emergjencë. Përdorni aplikacionin E-Albania për leje specifike.
• Mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik është e detyrueshme. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social, si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës.
• Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura.
• Baret, restorantet janë të mbyllura nga ora 23:00 deri në orën 06:00, me përjashtim të shërbimit “delivery”.
• Grumbullimet në ambientet e jashtme lejohen deri në 50 persona, duke zbatuar rregullat sipas protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik: http://www.ishp.gov.al/
• Lejohen kampionatet sportive, shfaqjet teatrore, artistike, kulturore, konferencat me prani të reduktuar të spektatorëve deri në 30% sipas protokollit të ISHP.
• Vizitoni faqen e Autoritetit të Aviacionit Civil http://www.aac.gov.al/ për informacion të përditësuar në raport me fluturimet dhe listën e vendeve.
• Për informacione të mëtejshme në lidhje me COVID-19 vizitoni faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë https://shendetesia.gov.al/category/lajme/ ose telefononi në numrin 127. Për këshillim psikologjik telefononi linjën e gjelbër 0800 40-40.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00