Marrëdheniet dypalëshe

Marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Hungari:

Marrëdhëniet diplomatike me Hungarinë janë vendosur në mars 1922 (në nivel të Ngarkuari me Punë), ndërsa më 31 maj 1922 paraqiten kredencialet e para.

Ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira politike. Të dyja palët kanë pasur vullnet për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik, nëpërmjet realizimit të vizitave në të gjitha nivelet, përfshirë vizitat në nivelet më të larta, si një kontribut i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve e vendeve dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat me interes reciprok.

Hungaria është një prej vendeve të para anëtare të Bashkimit Evropian që ratifikuan MSA-në ndërmjet BE dhe Shqipërisë. Parlamenti hungarez e ratifikoi MSA-në më 23.04.2007 me unanimitet dhe në datën 31 maj 2007 Hungaria depozitoi instrumentet e ratifikimit në Bruksel. Hungaria mbështet pa asnjë mëdyshje anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Vlerësohet tradita e hershme dhe shumë e mirë e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy popujve dhe vendeve tona.

Vizitat Dypalëshe

1999

-Ministri i Jashtëm hungarez János Mártonyi viziton vendin tonë (16-17 qershor 1999). Gjatë vizitës u nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit mes dy MPJ-ve.

-Vizitë në vendin tonë e Kryeministrit hungarez Viktor Orbán (30 gusht 1999). Të dy palët në nivelin e kryeministrave ranë dakord për bashkëpunim të ngushtë dhe përkrahje të ndërsjelltë në çështjet ballkanike (Kosova dhe Vojvodina).

-Sekretari i Shtetit për Mbrojtjen i Hungarisë János Homoki kryen vizitë në vendin tonë (9 dhjetor 1999). Sjell ndihma për ushtrinë shqiptare.

-Vizita e Sekretarit të Shtetit për Integrimin Euroatlantik Maqo Lakrori (19-21 janar 1999) Shkëmbim përvoje për integrimin euroatlantik.

-Vizita e Ministrit të Rendit Petro Koçi në Budapest (shkurt 1999) U nënshkrua marrëveshja për luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

-Ministri i Jashtëm Paskal Milo viziton Budapestin në kuadrin e një takimi të Këshillit të Ministrave te Këshillit të Evropës (maj 1999).

-Kryeministri Pandeli Majko në kuadrin e një takimi të NATO-s, zhvilloi bisedime me kryeministrin hungarez Viktor Orbán.

2000

-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, kryen një vizitë në Hungari (14-16 shkurt 2000)

-Takim i Kryeministrit Ilir Meta me Kryeministrin hungarez Viktor Orbán, mars 2000 Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi bisedime me homologun e tij hungarez Viktor Orban, të cilat u përqendruan kryesisht në marrëdhëniet dypalëshe.

2001

-Vizitë e Ministrit të Rendit Publik Ilir Gjoni në Hungari (12-14 dhjetor 2001)

-Vizitë e delegacionit te Komisionit të Jashtëm parlamentar hungarez të kryesuar nga Kryetari i këtij Komisioni István Szent-Iványi. (2-3 Tetor 2001)

2003

-Vizita e Presidentit të Hungarisë, Ferenc Mádl, Tiranë, mars 2005.

2004

-Vizita 3 – 5 shkurt 2004, Budapest, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

-Vizita e Zv/Ministrit të Jashtëm, Luan Hajdaraga, Budapest, 19 – 20 shkurt.

2005

-Takohen Presidenti Moisiu dhe homologu i tij hungarez, Mádl, më 30-31 mars 2005, me rastin e vizitës së Presidentit hungarez në Shqipëri.

2006

-Presidenti i Republikës, Moisiu, 14-15 qershor 2006, një vizitë zyrtare në Budapest me ftesë të homologut të tij hungarez.

-Kryeministri hungarez, Ferenc Gyurcsány, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, më 23 nëntor 2006.

-Kryetarja e Parlamentit hungarez, z. Katalin Szili, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, më 30 nëntor – 1 dhjetor 2006, me ftesë të Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli.

2007

-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, 11-13 qershor 2007, vizitë zyrtare Budapest.

-Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, vizitë zyrtare në Budapest, 28 shkurt – 1 mars 2007

-Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, vizitoi Budapestin në 26 - 27 prill 2007

-Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, vizitoi Budapestin në datat 2-3 mars 2007

-Vizita e Ministres së Jashtme hungareze, Kinga Göncz, në Tiranë nëntor 2007

-Vizita e Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në Budapest dhjetor 2007

-Vizita në Tiranë e një delegacioni Komitetit parlamentar të Çështjeve të Sigurisë Kombëtare dhe nga ai i Mbrojtjes, 20-22 nëntor 2007

-Vizitë e përfaqësuesve të Kom.parl. të Çështjeve Europiane të Parl. hungarez në Tiranë, nëntor 2007

2008

-Vizita e Kryeministri të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, 3-4 mars 2008

-Vizita e Ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka 10-11 janar 2008

-Vizita e Ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, 29-30 janar 2008

-Vizita e Kryetarit të Bashkisë së Budapestit, Gabor Demszky, Tiranë 2-4 mars 2008

-Vizita e Shefit të Shtabit të Mbrojtjes i Ushtrisë Hungareze, Gjen. András Havril, më 20 maj 2008, në Tiranë

-Vizita e Kryetarjes së Kuvendit, Jozefina Topalli 24 shtator 2008

-Vizita e Ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, 09-11tetor 2008

2009

-Vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, 9-10 shkurt 2009

-Vizita e Presidentit, Bamir Topi më 27 qershor 2009 (Rënia e perdes së hekurt)

-Vizita e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, më 18 shtator 2009

-Vizita e Zv/Kryeministrit dhe MPJ, Ilir Meta 06-07 tetor 2009

-Vizita zyrtare e presidentit hungarez, László Sólyom, Tiranë 30-31 tetor 2009.

2010

-Vizita zyrtare e MPJ të Hungarisë, Péter Balázs, në Tiranë, 26 mars 2010.

2011

-Vizita zyrtare e MPJ, Edmond Haxhinasto në Budapest në mars të vitit 2011.

2012

-Vizita e Kryeministrit Sali Berisha, në Budapest, në 18-20 mars 2012

-Vizita e KM Orbán në 29-29 nëntor 2012, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. KM Orbán ka zhvilluar gjatë kësaj kohe edhe një vizitë dypalëshe me homologun e tij.

2014

-Vizita e Ministrit Arben Ahmetaj në Budapest, 16 korrik 2014.

-Vizita e MPJ dhe Tregtisë, Péter Szijjártó në Tiranë, 10 dhjetor 2014

2016

-Vizitë në Tiranë e Ministrit të Jashtëm Péter Szijjártó, 17-18 nëntor 2016. Takime me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Kryetarin e PD, Lulzim Basha.

-Vizitë në Budapest e Ministres së Integrimit, znj. Klajda Gjosha, 23 nëntor 2016.

-Vizitë në Budapest e Ministrit të Transportit, Sokol Dervishaj, 27 nëntor 2016.

2017

-Vizita në Tiranë e Sekretarit të Shtetit në MPJT hungareze, Levente Magyar, 10 prill 2017.

-Vizitë në Tiranë e Kryetarit të Bashkisë së Budapestit, István Tarlós, 27 shtator 2017.

-Vizitë në Budapest e Kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi, 29 tetor 2017.

2018

-Vizitë në Budapest e Zv/Ministrit të Jashtëm, Etjen Xhafaj, 15 janar 2018.

-Vizitë në Budapest e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, 25 mars 2018.

-Vizitë zyrtare në Budapest e Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta, 20 qershor 2018.

2019

-Vizitë në Budapest e Kryetares së Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlamentin e Shqipërisë, znj. Mimi Kodheli, 6-7 maj 2019.

-Vizitë zyrtare në Budapest e Ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, 9-11 maj 2019.

-Vizitë në Tiranë e Ministrit të Jashtëm Péter Szijjártó, 24 tetor 2019.

2020

-Vizitë zyrtare në Tiranë e Ministrit të Jashtëm Péter Szijjártó, 17 prill 2020.

2021

-Vizitë pune në Tiranë e Ministrit të Jashtëm Péter Szijjártó, 12 shkurt 2021.

Ambasadorët e Shqipërisë në Hungari

Emri Mbiemri Në detyrë Perfaqësimi

Nik Pema 1923-1925 Konsull

Tuk Jakova 1947-1949 I deleguar

Petro Papi 1949-1952 I deleguar

Musin Kroi 1952-1954 I deleguar

Piro Koçi 1954-1956 Ambasador

Bato Karafili 1956-1958 Ambasador

Edip Cuci 1958-1961 Ambasador

Lutfi Mehmeti 1961-1963 I ngarkuar me punë

Jovan Andoni 1963-1965 I ngarkuar me punë

Dhori Samsuri 1965-1967 I ngarkuar me punë

Latif Shehu 1967-1971 I ngarkuar me punë

Nexhmedin Luari 1971-1974 I ngarkuar me punë

Dhimitër Stamo 1973-1975 I ngarkuar me punë

Jani Polena 1976-1984 I ngarkuar me punë

Shpetim Çaushi 1984-1986 I ngarkuar me punë

Clirim Muzha 1986-1990 I ngarkuar me punë

Jani Polena 1990-1992 Ambasador

Lisjen Bashkurti 1992-1993 Ambasador

Roland Bimo 1994-1997 Ambasador

Perparim Dervishi 1997-1998 Ambasador

Adhurim Resuli 1998-2002 Ambasador

Eduard Sulo 2002-2006 Ambasador

Florian Nova 2006-2010 Ambasador

Mira Hoxha 2011-2015 Ambasador

Arian Spasse 2016-në vijim Ambasador

Ambasadorët e Hungarisë në Shqipëri

Emri Mbiemri Në detyrë Përfaqësimi

Nemes Albert 1922-1927 I deleguar

Hory András 1927-1933 I deleguar

Villani Frigyes 1934-1941 I deleguar

Szántó Zoltán 1947-1949 I deleguar

Szeri Lénárd 1949-1949 I deleguar

Bojti János 1950-1952 I deleguar

Kurimszky Sándor 1952-1953 I deleguar

Zsatkulák Nándor 1953 I deleguar

Zsatkulák Nándor 1954-1961 Ambasador

Bán István 1961-1962 I ngarkuar me punë

Bebők Gábor 1962-1962 I ngarkuar me punë

Forgács Egon 1962-1965 I ngarkuar me punë

Mátrai Pál 1965-1969 I ngarkuar me punë

Kádár Kálmán 1969-1970 I ngarkuar me punë

Bitta István 1970-1973 I ngarkuar me punë

Sztankó Pál 1973-1978 I ngarkuar me punë

Dragon Ferenc 1978-1982 I ngarkuar me punë

Kádár István 1982-1987 I ngarkuar me punë

Kriston Károly 1987-1989 I ngarkuar me punë

Kornidesz Mihály, dr. 1989-1990 Ambasador

Póka Ferenc, dr. 1990-1995 Ambasador

Bognár István 1995-1999 Ambasador

Mészáros Sándor, dr. 1999-2003 Ambasador

Szabó Sándor 2003-2007 Ambasador

Molnári Sándor 2007-2011 Ambasador

Huszár János, dr. 2011-2014 Ambasador

Heizer Antal 2014-2018 Ambasador

Balla Lorant 2019-në vijim Ambasador

Data kyçe

1. Mars 1922- Vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Hungari

2. 31 Maj 1922- Paraqitja e parë e Kredencialeve

3. 27 Prill 1931-Martesa e Mbretit Zog me Konteshën Hungareze, Geraldine Áponyi

4. 17 Dhjetor 2012-Me propozim të Hungarisë, 5 shtatori shpallet Dita Ndërkombëtare e bamirësisë në nderim të Nënë Terezës, nga OKB

5. 28 Dhjetor 2012-Vizita e Kryeministrit Orban ne Festimet e 100 Vjetorit te Pavarësise

Marrëveshjet dypalëshe

1. Korrik 1992-Marrëveshje midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë për eleminimin e taksimit të dyfishtë dhe të ardhurave mbi kapitalin.

2. 6.12.1995-Protokoll ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë në lidhje me shkëmbimin e instrumenteve të ratifikimit të marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë për tatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin, nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Hungarisë, hyrë në fuqi më, filloi veprimin më 1.1.1996.

3. 31 gusht 1991-Marrëveshje për heqjen e vizave nga mbajtësit e pasaportave të shërbimit dhe diplomatike ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë.

4. 1992-Program për bashkëpunimin shkencor, arsimor dhe kulturor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë për vitet 1992-1993, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.

5. 24.01.1996-Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë për transportin ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, hyrë në fuqi më 2.9.1996

6. 24.01.1996-Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, hyrë në fuqi më 1.4.1998.

7. Shkurt 1999- firmosja e marrëveshjes kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar

8. 16 Qershor 1999- Nënshkrimi i Protokollit të Bashkëpunimit mes dy MPJ

9. 30 Gusht 1999- Majko-Orban, ranë dakord për përkrahjen e ndërsjelltë për Kosovën dhe Vojvodinën

10. 09.12.1999-Marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Hungarisë mbi programin e asistencës humanitare në Shqipëri.

11. 1999-Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Hungarisë, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.

12. 12.2.1999-Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë mbi bashkëpunimin në fushën kundër terrorizmit, trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, hyri në fuqi më 24.08.1999.

13. 16.12. 2003-Marrëveshje për riskedulimin e borxhit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë.

14. 2004-Memorandumi mirëkuptimi në fushën e integrimit evropian me Hungarinë.

15. 15.06. 2006-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Transportit të Republikës së Hungarisë, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.

16. 28.02.2007-Protokoll për bashkëpunimin ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë dhe Rojës së Doganave dhe Financave të Republikës së Hungarisë, hyri në fuqi në datën e nënshkrimit.

17. 2007-Marrëveshje me shkëmbim notash për disa ndryshime nëMarrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise së Repulikës së Hungarisë për transportin ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Ndryshimet kanë hyrë në fuqi më 19 tetor 2007.

18. 04.03.2008-Marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës së Republikës së Hungarisë për bashkëpunimin në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës për vitin 2008-2010, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.

19. Protokolli ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë për zbatimin e marrëveshjes mes Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar, nënshkruar në Luksemburg, më 14 prill 2005, nënshkruar më 30 tetor 2009, hyrë në fuqi më 16.04.2010.

20. 26.03.2010-Protokolli i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Hungarisë, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

21.26.3.2010Marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë .

22. 20.10.2010Marrëveshje teknike ndërmejt Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së hungarisë lidhur me bashkëpunimin dhe mbështetjen e ndërsjelle në ISAF dhe hyri ne fuqi në datën 20.10.2010.

23.26.03.2010-Marrëveshja për Bashkëpunimin Ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë, hyrë në fuqi në datën 19.03.2011.

24. 10 dhjetor 2014 - Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë.

25. 6 maj 2019 - Marrëveshja për asistencë të përbashkët në fushën e përmirësimit të menaxhimit të mbetjeve, shërbimit publik të ujësjellësit, politikave për çështjet klimatike, menaxhimit të energjisë së rinovueshme dhe efiçencës së energjisë

26. 6 maj 2019 – Marrëveshja për punësimin e bashkëshortëve të personelit diplomatik

27. 12 shkurt 2021 - Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Hungarisë për programin “Stipendium Hungaricum 2021-2024”

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12