Kulturë

Bashkë me artdashës hungarezë dhe me kolegë të trupit diplomatik e të Diplomatic Spouses of Budapest patëm kënaqësinë të ndjekim në Akademinë e Vjetër të Muzikës një koncert me interpretime klasike nga Liszt, Puccini, Verdi, Mozart, Wagner, Massenet dhe Grever. Pjesët u interpretuan nga sopranot Alisa Katroshi dhe Yvette Mondok, si dhe nga baritoni Manuel Camino, nën shoqërimin e pianistit Szabolcs Sandor. Me interpretimet e saj të shkëlqyera e të ndjera sopranoja shqiptare, Alisa Katroshi, fitoi duartrokitje të forta nga të panishmit që e bënë të kthehej disa herë në skenë. Një falënderim i veçantë i shkon Drejtoreshës së Akademisë, znj. Zsuzsanna Domokos për organizimin dhe ftesën.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12