Konferenca e Forumit Parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë në Budapest

Në Budapest, në godinën e Parlamentit, u zhvillua në datën 6 shtator 2021, Konferenca e Forumit Parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë. Përfaqësues nga parlamentet e 54 vendeve dhe nga një numër i madh organizatash që operojnë në fushën e sigurisë po marrin pjesë në konferencë fizikisht dhe online. Folësit dhe panelistët në seancat e paradites u ndalën dhe trajtuan sfidat e ndryshme me të cilat përballen sot vendet demokratike, si terrorizmi, rreziqet e përdorimit të kriptomonedhave, rreziqet e përdorimit të armëve biologjike, trafiqet ilegale, etj. Nga Shqipëria janë të pranishëm znj. Arta Dade, ish-ministre e Punëve të Jashtme, z. Vasil Sterjovski, deputet, dhe Ambasadori Arian Spasse.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00