Koncert solidariteti

Më 19 janar 2020, Ambasada e Shqipërisë në Budapest organizoi një kocert bamirësie në Kishën Plagët e Shën Françeskut, me interpretimet e sopranove Alisa Katroshi (nga Shqipëria) dhe Olivia Latina (nga Italia), të shoqëruara nga organistja Klara Jean (nga Hungaria). Të pranishëm në koncert ishin pjestarë të komunitetit shqiptarë me banim në Hungari, përfaqësues të trupit diplomatik dhe miq hungarezë. Me një cilësi të lartë interpretimi artistet sollën për të pranishmit një repertor fetar me pjesë të Bach, Pergolesi, Caccini, Rossini, Dvorak, Bizet, Gounod dhe Verdi. Mjedisi biblik dhe niveli i lartë i interpretimit krijuan një atmosferë mbresëlënëse për të pranishmit. Të ardhurat nga dhurimet e pjesëmarrësve do të shkojnë për llogari të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12