Koncert Bamirësie

Me rastin e 5-vjetorit të krijimit të Fondacionit Symphonia, deputetja hungarez, znj. Katalin Csöbör, organizoi në Parlament një ceremoni ku ishin të pranishëm Zonja e Parë Anita Herczegh, pjestarë të trupit diplomatik të akredituar në Hungari, përfaqësuese të Diplomatic Spouses of Budapest (DSB), deputetë, drejtuesit e Fondacionit, si dhe fëmijë që kanë mbështetjen e këtij Fondacioni. Këtë vit, Fondacioni Symphonia është përzgjedhur për t’u mbështetur nga DSB me një pjesë të fondeve të mbledhura prej Panairit Diplomatik. Znj. Katalin Csöbör, në fjalën e saj i falënderoi të pranishmit dhe sidomos znj. Herczegh dhe DSB për përkrahjen që u japin komuniteteve në nevojë. Nga ana e saj, znj. Elda Spasse, në cilësinë e Presidentes së DSB, falënderoi znj. Csöbör dhe drejtuesin e Fondacionit, dr. András Kupper, për përkushtimin e tyre në ndihmë të fëmijëve të komunitetit rom.

Fondacioni Symphonia kujdeset për 1800 fëmijë, kryesisht të komunitetit rom, në 22 lokalitete të shpërndara në të gjithë Hungarinë. Nëpërmjet një programi që frymëzohet nga metodat “El Sistema” dhe “Kodály” fëmijët ushtrohen çdo ditë në mësimin e veglave muzikore me ndihmën e 100 mësuesve të kualifikuar. Fëmijët që ia dalin t’u bien qartë notave të para, zenë një vend në orkestrën e Fondacionit. Ndoshta shumë prej fëmijëve nuk do të bëhen muzikantë, por Fondacioni i nxit të përfundojnë arsimin. Ata që janë të talentuar në muzikë, inkurajohen të vijojnë një karrierë muzikore

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12