"Java e Shqipërisë" në Hungari

Ambasada e Shqipërisë dhe Ambasada e Norvegjisë në Budapest realizuan një aktivitet të përbashkët ku morrën pjesë kolegë të trupit diplomatik, miq hungarezë dhe pjestarë të komunitetit shqiptar që jeton në Hungari. Synimi i këtij aktiviteti, që u zhvillua në rezidencën e Ambasadorit norvegjez, ishte promovimi i Shqipërisë si destinacion turistik dhe kulturor dhe kujtimi i 250-vjetorit të ekspeditës së dy shkencëtarëve hungarezë në Norvegji për të vrojtuar kalimin e Venusit para Diellit (1769). Aktiviteti u shoqërua nga dy elementë artistikë – një koncert i shkurtër i sopranos Alisa Katroshi dhe pianistit Attila Jeszenszky-Bohm me këngë klasike të autorëve shqiptare, norvegjezë, hungarezë dhe rusë, i titulluar “Një udhëtim muzikor nga Shqipëria në Norvegji përmes Hungarisë”, dhe një ekspozitë me fotot e Edicionit 2018 të Colors of Albania.
#javaeshqiperise

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12