
Përgjigje per pyetjet qe behen me shpesh nga shtetasit shqiptare dhe te huaj në lidhje me rregullat e hyrjes në Hungari.
- A është i detyruar një qytetar hungarez ose jo-hungarez të qëndrojë në karantinë 14-ditore në shtëpi pasi të hyjë në Hungari, kur qëllimi i hyrjes së tij / saj është për arsye biznesi, provime akademike, trajtim mjekësor, etj. dhe e nuk mund të qëndrojë i/e izoluar?
JO. Këta aplikantë duhet të kërkojnë një vendim për përjashtimin nga karantina përmes faqes së internetit të policisë (ORFK) https://ugyintezes.police.hu/en/home, përpara hyrjes në Hungari.
- A është i detyruar një qytetar hungarez ose jo-hungarez të qëndrojë në karantinë 14-ditore në shtëpi kur kohëzgjatja e qëndrimit të tij / saj në Hungari është më pak se 14 ditë?
JO. Këta aplikantë duhet të kërkojnë një vendim për përjashtimin nga karantina përmes faqes së internetit të policisë (ORFK) https://ugyintezes.police.hu/en/home, përpara hyrjes në Hungari.
- A është i detyrueshëm testi për covid-19 për të gjithë ata që hyjnë në Hungari?
JO, por kushdo mund të jetë subjekt i kontrollit mjekësor në pikën kufitare nëse vihen re simptoma të virusit.
Në lidhje me kalimin tranzit nëpër Hungari, në faqen e internetit të policisë (ORFK), janë të shfaqura kushtet dhe korridoret e percaktuara për kalim tranzit.
http://www.police.hu/hu/hirek-es-informaciok/legfrissebb-hireink/hatarre...
Për çdo informacion të detajuar, më poshtë janë kanalet e komunikimit me autoritetet hungareze.
Telefon: +36 80 277 455; +36 80 277 456