Gjendje Emergjence për shkak të COVID 19

NJOFTIM! Pas shpalljes së virusit Korona Covid-19 si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shumica e shteteve kanë marrë masa drastike për parandalimin e përhapjes së këtij virusi me rrezikshmëri të lartë për shëndetin e të gjithëve. Deri më sot, numri i të prekurve në Hungari ka shkuar në 32, njëri prej të cilëve me pasoja fatale. Sipas informacioneve zyrtare, nuk kemi ende asnjë rast të konfirmuar me Covid-19 të ndonjë shtetasi shqiptar në Hungari. Përveç masave të marra nga autoritetet hungareze, kjo gjendje e jashtëzakonshme kërkon që secili prej nesh të bëjë kujdes maksimal duke respektuar me rigorozitet të gjitha këshillat e autoriteteve vendase. Lutemi evitimin e ambienteve me shumë njerëz, larjen e duarve sa më shpesh, shmangien e shtrëngimit të duarve me të tjerët, si të vetmet mënyra për të ruajtur veten dhe personat rreth nesh. Autoritetet hungareze kanë ndaluar hyrjen në vend të personave nga Italia, Kina, Koreja e Jugut, Irani dhe Izraeli. Gjithashtu janë ndaluar dhe trenat e pasagjerëve me Slloveninë, Kroacinë dhe Ukrainën. Në të njëjtën kohë, udhëtimi tokësor nga Hungaria në Shqipëri është i pamundur. Fluturimet ajrore Budapest-Tiranë vazhdojnë, por mund të anullohen në çdo moment. Në këtë situatë, sygjorjmë shmangien e udhëtimeve. Nëse keni simptoma si psh. temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje, lutemi të telefononi në këto dy numra: 06 80 277 455 ; 06 80 277 456. Duke marrë parasysh situatën ku ndodhemi, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Budapest iu informon se do të ofrojë shërbime konsullore nëpërmjet platformave online (www.punetejashtme.gov.al; e-albania.al; E-Konsullata, SH.K.O.) dhe nëpërmjet shërbimit postar. Për çdo paqartësi, apo asistencë nga ana e Ambasadës, mund të na kontaktoni në: Tel: +3613361098 Numri i emergjencave +36 30 201 3676 E-mail: embassy.budapest@mfa.gov.al
16.03.2020

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12