Gjendje Emergjence për shkak të COVID 19

Të nderuar miq,

Ndodhemi para nje situate shendetesore qe ka marre permasat e pandemise boterore dhe po perkeqesohet dite pas dite. Evitimi i zhvendosjeve, deri ne mosdaljen nga vendbanimi, eshte nje nga menyrat me efikase per pengimin e perhapjes se metejshme dhe mbrojtjen si te individitit, por edhe te kolektiviteteve.
Shtetasit shqiptarë qe gjenden në Hungari dhe duhet domosdoshmerisht te kthehen ne Shqiperi duhet te marrin vete masat per te gjetur sa me pare biletat e kthimit, perpara se shtetet ne territorin e te cilit gjenden te mbyllin kufinjte. Ata duhet te gjejne rrugen me te shpejte, me te drejperdrejte.
Shtetasit shqiptarë duhet te vihen ne kontakt të menjëhershëm me familjaret ne Shqiperi dhe me agjencine e tyre te udhetimit per te gjetur mundesine e kthimit. Agjencite e udhetimeve, kudo qofshin, kane informacionin me te perditesuar ne lidhje me rruget e mundshme dhe linjat qe mund te perdoren.
Situata ndryshon nga casti ne cast, prandaj nuk duhet pritur per te vepruar.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12