Festohet shenjtërimi i Nënë Terezës

Më 5 shtator, në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, Ambasada në Budapest bashkë me Bashkinë e Distriktit XII organizuan një ceremoni me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku.
Përveç përfaqësuesve të Ambasadës dhe të Bashkisë së Distriktit XII, në takim morrën pjesë ambassadorët e Kosovës e të Maqedonisë, diplomatë të akredituar në Hungari dhe qytetarë të Budapestit.
Gjatë ceremonisë përshëndetën Kryetari i Bashkisë Pokorni Zoltán, Këshilltarja Foltanyi Krizstina dhe Ambasadori Spasse. Ky i fundit vuri në dukje se Nënë Tereza mbetet personifikimi i një sërë vlerash të cilat u përkasin të gjithë popujve. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12