Festivali Ndërkombëtar Folklorik “Porta e Jugut”

Ambasadori Spasse vizitoi qytetin e Pecsit ku nga data 6 deri me 9 qershor u zhvillua Festivali Nderkombetar Folklorik “Porta e Jugut”. Ai pati kënaqësinë të takohet me artistët e grupit artistik të Qendres Kulturore "Margarita Tutulani" ne Berat, me organizatorët e festivalit, si dhe me deputetin Péter Hoppál. Performancat e një cilësie të lartë të artistëve shqiptarë në sheshin kryesor të qytetit e më tej mbi skenën e hapur krijuan emocione të forta dhe u duartrokitën fort nga spektatorët. Përfitojmë nga rasti t’i shprehim mirënjohjen Konsullit të Nderit, z. Avni Hafuzi, për përcjelljen e iniciativës, bashkëpunimin dhe kontributin financiar e njerëzor në mbarëvajtjen e pjesëmarrjes së grupit shqiptar në festival, znj. Migena Hoxha, Drejtore e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat, për mundësimin e vendosjes së marrëdhënieve të drejtpërdrejta mes bashkive të Beratit dhe Pecs-it dhe z. Attila Gálber për organizimin. Në fund, por jo për nga rëndësia, një falenderim i veçantë u shkon të gjithë anëtarëve të grupit artistik që i bënë një prezantim dinjitoz Shqipërisë duke luajtur në mënyrë të shkëlqyer vallet dhe këngët tona popullore.
#FestivaliNderkombetarFolklorik

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12