Festat e 7 dhe 8 Marsit

Me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit, znj. Elda Spasse organizoi në Ambasadë një pritje për zonjat e komunitetit shqiptar në Budapest. Ceremonia pa protokoll, muzika e traditës, zonjat e talentuara të komunitetit dhe gjallëria e studenteve krijuan një atmosferë të ngrohtë e të gëzuar, të denjë për dashurinë, sakrificat dhe kontributin që i japin shoqërisë nënat, motrat dhe mësuesit tanë. Respekt për nënat dhe motrat tona që i transmetojnë brezave kodin shqiptar dhe stop dhunës ndaj grave ishin dy mesazhet kryesore që u përcollën në fillim të aktivitetit. Një falenderim për pjesëmarrjen u shkon të gjtha zonjave dhe studenteve nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe studenteve nga Hungaria. E pranishme ishte edhe bashkëshortja e Ambasadorit te Kosovës në Hungari znj, Shqipe Kallaba.
Një falenderim i vecante iu be zonjës Lirika Kabo, mësuses së Fizikës tek Petro Nini në Tiranë, e cila jeton në Budapest prej mëse 30 vjetesh. Eshte kenaqësi te shohësh sa bukur janë ruajtur traditat edhe gjuha shqipe nga të gjitha familjet shqiptare që jetojnë në Hungari.

#unejamshqiptare
#egjithevemendjatekdiaspora

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12