E gjithë vëmendja tek Diaspora

Në përfundim të takimeve zyrtare, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj, zhvilloi një takim në Ambasadë me pjestarë dhe studentë të komunitetit shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe me miq hungarezë. Gjatë bisedave ai u interesua të njihet nga afër me aktivitetet dhe interesat e tyre në Hungari dhe më tej i informoi mbi punën e qeverisë për të thithur kontributin dhe njohuritë e Diasporës në vendin amë. Ai, po ashtu, i informoi të pranishmit edhe për përpjekjet që po bën MEPJ për lehtësimin e marrjes së shërbimeve konsullore nga ana e qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit nëpërmjet platformës “Ambasada ime”.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12