Dita Ndërkombëtare e Gruas

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas përfaqësuesit e DSB, Znj. Elda Spasse Kordinatore e Bamiresise se DSB-se, perfaqesuese e Shqipërisë, Znj. Rasa DAGILIENÉ perfaqesuese e Lituanisë, Znj. Roula Anastasiou Papadopoulos perfaqesuese e Qipros, vizituan Kopshtin e fëmijëve të Universitetit Semmelweis, një nga katër organizatat bamirëse që DSB po mbështet. Fokusi i takimit ishte se si të nxisë më tej zhvillimin e komunikimit të atyre fëmijëve, të cilët kanë nevojë, për shkak të pengesës së tyre të shkaktuar nga paraliza cerebrale. Ata u takuan me Kryetaren e kopshtit znj. Erika Antoni Gaborne dhe znj. Eszter Daróczy - përfaqësuese e zyres për çështjet ndërkombëtare. Bashkëpunimi do të vazhdojë gjatë vitit 2019 dhe ne presim me padurim të shohim se si kontributi i DSB-se do të ndihmojë ne zhvillimin e komunikimit, nevoje e domosdoshme për të realizuar përfshirjen e këtyre fëmijëve në komunitetin e tyre dhe sistemin arsimor.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12