Dita e Kujtesës së Holokaustit

Me rastin e Ditës së Kujtesës së Holokaustit, në mjediset e Universitetit Eötvös Loránd (ELTE) në Budapest u shfaq filmi dokumentar “BESA”. Shfaqja e filmit erdhi si një aktivitet i përbashkët i Ambasadës së Shqipërisë, Ambasadës së Izraelit dhe Universitetit ELTE. Ajo u pasua nga një bashkëbisedim me studentët e ELTE dhe me nxënësit e shkollës Lauder. Në prezantimin e filmit dhe në përgjigjet dhënë studentëve, Ambasadori Spasse vuri në dukje se asnjë nga gjashtë milionë ebrenjtë e vrarë gjatë Luftës së Dytë Botrërore nuk e humbi jetën në Shqipëri. Aty ata gjetën një strehë të sigurtë, rezultat i kombinimit të besës shqiptare, mikpritjes tradicionale dhe politikave shtetërore. Ky aktivitet ishte, gjithashtu, pjesë e aktiviteteve të “Javës Shqiptare” në Hungari.

#DitaeKujtesesseHolokaustit
#JavaShqiptareneHungari

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12