
Ambasadori Spasse dhe Drejtorja e Marketingut pranë AIDA, znj. Dilfirus Vrioni zhvilluan një takim me znj. Andrea Mátrai, Drejtore e Komunikimit pranë HIPA, Agjencia Hungareze e Zhvillimit të Investimeve. Në takim u fol për vendosjen e lidhjeve të ngushta mes institucioneve, me synim shkëmbimin e përvojave për thithjen e investitorëve të huaj në vendet përkatëse dhe hartimin e strategjive funksionale për fokusin e synuar të fushave të investimeve. Ambasadori Spasse vuri në dukje se investitorët hungarezë janë të mirëpritur në Shqipëri dhe se AIDA është e gatshme të japë kontributin e vet në këtë drejtim.
#diplomaciaekonomike