Diplomacia Ekonomike

Patëm kënaqësinë të presim në Ambasadë përfaqësuesit e 27 bizneseve shqiptare, anëtarë të Dhomës së Tregtisë së Gjirokastrës, të cilët ndodhen në Budapest për të vizituar panairin China Brand Fair 2019. Biseduam dhe shkëmbyem mendime mbi marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Hungarisë, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare, hungareze dhe kineze.
Në panairin China Brand Fair marrin pjesë rreth 330 ekspozues nga 15 fusha të industrisë. Më shumë se 8,000 vizitorë janë regjistruar paraprakisht, 2,000 prej të cilëve janë nga vendet e EQL. Kompanitë pjesëmarrëse kineze janë, pa përjashtim, të rekomanduara dhe të seleksionuara nga Ministria e Tregtisë kineze. Disa prej tyre tashmë kanë partnerë hungarezë, por shumica duan të hyjnë në tregjet evropiane. Nga tetë vende të rajonit këtë vit në panair paraqesin produktet e tyre 60 kompani, të cilat shpresojnë të hyjnë në tregun kinez. Rreth 2,000 përfaqësues biznesesh nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ukraina kanë ardhur në Budapest për të vizituar panairin.
#DiplomaciaEkonomike

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12