Ceremonia e paraqitjes se letrave kredenciale Presidentit te Republikes se Hungarise z. Janosh Ader nga Ambasadori Arian Spasse

Sot, më datë 30 mars 2016, z. Arian Spasse, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Hungarisë, SH.T.Z. János Áder.Mbas paraqitjes se letrave kredenciale, z. Áder dhe z. Spasse u takuan dhe biseduan për çëshje të ndryshme, ku vunë në dukje nivelin e lartë të marrëdhënieve midis dy vendeve në të gjitha fushat e bashkëpunimit.Presidenti Áder shprehu kënaqësinë e tij për vizitën e që do të kryej në Shqipëri në fillim të muajit prill. Ambasadori Spasse e informoi shkurtimisht mbi programin dhe e siguroi z.Ader për mikpritjen që do të gjejë në Shqipëri gjatë vizitës së tij.Gjatë bisedës, Presidenti Ader u ndal me gjatë në mundësitë e të dy vendeve për të bashkëpunuar ngushtë në fushat e turizmit dhe bujqësisë.Në këtë takim ambasadori Spasse shoqërohej nga Ministria Këshilltare, znj.Simixhiu.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12