Cakaj – Szijjártó: Hungaria rikonfirmon mbështetjen e saj për çeljen e negociatave.

Në margjinat e Konferencës së Varshavës për situatën në Lindjen e Mesme, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó. Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet rreth ecurisë së procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Ministri në Detyrë Cakaj u ndal veçanërisht tek arritjet që ka shënuar Shqipëria sidomos sa i takon hapave të ndërmarra në përmbushjen e pesë prioriteteve dhe kushteve për hapjen e negociatave. Ministri Szijjártó e uroi Ministrin Cakaj për detyrën dhe rikonfirmoi mbështetjen e Hungarisë në proceset me të cilat do të jetë e angazhuar Shqipëria në muajt në vijim, sidomos sa i takon procesit të integrimit evropian. Në planin bilateral, të dy bashkëbiseduesit u ndalën në nevojën e forcimit ligjor mes dy vendeve dhe atij të bashkëpunimit ekonomik. Ministri i Jashtëm i Hungarisë Szijjártó e ftoi Ministrin në Detyrë Cakaj për një vizitë zyrtare në Budapest, ftesë të cilën Ministri Cakaj e pranoi me kënaqësi.​

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12