Bashkësia Islame Hungareze rivendos gurin e varrit të Hilmi Hussein Durics (1887-1940)

Bashkësia Islame Hungareze rivendosi gurin e varrit të Hilmi Hussein Durics (1887-1940), ish-Myfti i Madh i Budës, ish-drejtues i Bashkësisë Muhamedane Hungareze dhe ish-major i ushtrisë së Monarkisë Austro-Hungareze. Ai ishte një individ i njohur dhe i respektuar në jetën publike hungareze të kohës. Me rastin e 100-vjetorit të kryengritjes së Hungarisë Perëndimore të vitit 1921, ku Duric ishte një nga drejtuesit ushtarakë, Bashkësia Myslimane Hungareze i zëvendësoi gurin e varrit në shenjë respekti për kontributin e tij. Gjatë Luftës I Botërore Duriç komandoi njësi në përbërje të të cilave kishte ushtarë nga Shqipëria dhe Bosnja. Përkujtimi dhe ndërtimi i gurit të varrit u mbështet personalisht nga Ministri i Burimeve Njerëzore, Dr Miklós Kásler. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjesë edhe Ambasadori Spasse. Më poshtë po sjellim një pasazh nga studimi “25-Vjetori i Pavarësisë Shqiptare dhe Hungarezët” me autor Dr. Krisztián Csaplár-Degovics, në të cilin flitet mbi këtë personazh dhe lidhjet e tij me Shqipërinë dhe Mbretin Zog. Përcjellja e pjesëve të shkëputura nga “Episodes in Albanian – Hungarian Historical Contacts” është bërë me lejen e botuesit Dr. Krisztián Csaplár-Degovics dhe nuk përbën qëndrimin zyrtar të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Budapest. “… Kongregacioni i parë mysliman hungarez autonom u themelua në 2 gusht 1931… Ata ishin nënshtetas hungareze, të cilët, pas 1918, mbetën në Hungari ose fituan azilin në këtë vend pas Luftës së Parë Botërore. Këta myslimanë fituan qytetarinë hungareze mes viteve 1924 – 1927, sepse në vitin 1021 morrën pjesë në disa beteja në Hungarinë Perëndimore (në atë që sot është Burgenlandi, Austri) dhe rrezikuan jetën për shëpinë e tyre të re. … Ata zgjodhën Myftiun e Lartë Hussein Hilmi Duriç (1887-1940) si udhëheqësin e tyre shpirtëror. Në pranverën e vitit 1932, Mbreti Zog e ftoi Hussein Hilmi Duriç-in për një udhëtim 2-javor në Shqipëri… Objektivi më i rëndësishëm i Duriç-it ishte që udhëheqësit religjiozë myslimanë të Evropës Juglindore të njihnin statusin e tij si Myfti i Lartë i Budapestit. Kjo ishte shumë e rëndësishme për të pasi që prej fundit të shekullit 17 dhe sipas rregullave në fuqi në atë kohë, të nxjerra nga sulltanët/kalifët, Myftiu i Lartë i Budës duhej konsideruar si i pari i myslimanëve të Evropës. Këto rregulla nuk ishin shfuqizuar ndonjëherë, kështu që Duriç vendosi të fusë nën juridiksionin e tij shqiptarët dhe myslimanët e tjerë të Ballkanit. Duriç kishte edhe një qëllim tjetër: meqenëse Tirana ishte qendra e Urdhërit Bektashi, dukej plotësisht e mundshme që udhëheqësit e Urdhërit të binin dakord për të ndihmuar në përhapjen e kultit të Gül Baba-it. Duriç u kërkoi atyre t’u rekomandojnë besimtarëve të shkojnë për pelegrinazh në varrin e Gül Baba-it në Budapest. Delegacioni hungarez përfshinte anëtarë të kongregacionit dhe përfaqësues të Komitetit Kulturor Gül Baba. I vetmi informacion mbi vizitën 2-javore të Duriç mund të gjendet në gazetën Budai Napló. Sipas gazetës, Myftiu i Lartë ndoqi rrugën Vjenë – Trieste – Durrës dhe në port u prit nga “Ministri i Tregtisë” dhe udhëheqës fetarë të Shqipërisë. Në atë kohë në vend ishte qeveria e tretë e kryesuar nga Kryeministri Pandeli Evangjeli (1859-1949) dhe nuk kishte Ministër Tregtie. Mund të mendohet se delegacioni u prit nga politikani i mirënjohur i Rilindjes, Hil Mosi, Ministër i Punëve Botore dhe ish-mbështetës i Monarkisë. Nga Durrësi delegacioni udhëtoi drejt Tiranës ku u prit me madhështi nga gjeneral Leopold Ghilardi, i besuar i Zogut. Ghilardi e shoqëroi delegacionin gjatë dy javëve të qëndrimit në Shqipëri. Myftiu i Lartë i Komunitetit Islamik Hungarez negocioi së pari me qeverinë shqiptare në Tiranë e më pas u prit nga Mbreti Zog. (Zogu, ashtu si Duriç, kishte shërbyer në ushtrinë austro-hungareze dhe të dy mbanin gradën e kolonelit). Sipas Budai Napló, vizita e delegacionit hungarez dhe manifestimi i mbështetjes i bënë shumë përshtypje Zogut. Ai u surprizua veçanërisht sepse Italia përpiqej ta izolonte nga skena e politikës ndërkombëtare dhe të minonte autoritetin e tij në vend. Mbreti i gjithë shqiptarëve e kuptoi vizitën e Duriç si një gjest mbështetjeje të shtetit hungarez, që për të nënkuptonte një mbështetje të pastër politike nga jashtë: Zogu e shikonte Hungarinë si përfaqësuese të ish-Monarkisë Danubiane.”

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00