
Pritëm me kënaqësi në Ambasadë një grup zyrtarësh nga Kryeministria, Parlamenti dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kolegët ndodhen në Budapest në kuadër të një aktiviteti për shkëmbim përvoje me institucionet homologe hungareze, organizuar nga IFAT - Instituti për Punët e Jashtme dhe Tregtinë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtare të Hungarisë.