Bashkëpunim Shqipëri Hungari

Më 6-7 maj, një delegacion parlamentar i kryesuar nga znj. Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe i përbërë nga z. Paulin Stërkaj, anëtar i Komisionit për Çështjet e Sigurise, dhe znj. Ediola Braha, anëtare e Komisionit për Çështjet e Integrimit Evropian, zhvilloi një vizitë pune në Hungari, me ftesë të Kryetarit të Komisionit Parlamentar hungarez për Politikën e Jashtme, z. Zsolt Németh. Gjatë vizitës delegacioni shqiptar pati takime edhe me zv. Kryetarin e Parlamentit Hungarez, z. István Jakab, me anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Hungari – Shqipëri të drejtuar nga Kryetarja, znj. Ágnes Vadai, si dhe me z. Péter Sztáray, Sekretar Shteti per Çështjet e Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë. Në takimet e zhvilluara u vlerësuan lidhjet tradicionale miqësore, marrëdhëniet aktuale shume te mira mes Shqipërisë dhe Hungarisë, si dhe u rikonfirmua mbështetja e kësaj të fundit për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit Evropian.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12