
Ambasadori Spasse pati kënaqësinë të takohet me Sekretarin e Shtetit për Kulturën, z. Peter Fekete e të diskutojë me të mbi bashkëpunimin dypalësh mes Shqipërisë dhe Hungarisë. Z. Fekete do të vizitojë Tiranën pas disa ditësh. Pjesa e tij "Prekja e butë e lirisë" do të shfaqet në Amfiteatrin e Parkut të Tiranës më 19 tetor, ora 19:30.