Articles

Bashkëpunim Shqipëri Hungari

Albanian

Ishte një kënaqësi takimi me historianin z. Kiszisztán Csaplár-Degovics për të diskutuar me të mbi momente historike shqiptare dhe hungareze gjatë shekujve. Një libër i ri mbi këtë temë do të publikohet së shpejti dhe jemi ne pritje per ta lexuar atë. 27.03.2019

Bashkëpunimi Ekonomik

Albanian

Sot zhvilluam një takim shumë të mirë me z. Tibor Veres, Drejtues i Wallis, dhe z. Andrew Prest, Drejtor Administrativ. Biseda u përqendrua mbi Shqipërinë dhe mbi atë që vendi i ofron investitorëve të huaj në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Vërejmë me kënaqësi se interesi i qarqeve hungareze të biznesit për Shqipërinë po vjen duke u rritur.
#DiplomaciaEkonomike
12.03.2019

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Ambasadori Spasse në kuadër të Diplomacisë Ekonomike u takua me z. Attila Galambos, Kryetar i Komitetit të Ballkanit Perëndimor në Dhomën Ekonomike dhe Industriale të Hungarisë, me Znj. Maria Stark, Drejtore për Çështjet Ndërkombëtare dhe Znj. Anna Szekeres, Zyrtare e Zonës. Diskutimi u përqëndrua në Festivalin e Nestit që do të zhvillohet në Tiranë më 24-25 tetor, mbi vendosjen e partneriteteve në sektorin e energjisë në Shqipëri.
21.03.2019

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Ne perpjekje per te nxitur marredheniet ekonomike mes Shqiperise dhe Hungarise,Sekretari i Parë, Ilir Qorri zhvilloi një takim me z. Aron Littvay-Kovacs, Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Budapestit (BKIK). Ambasada ne Budapest po punon per realizimin e nje vizite ne Shqiperi te nje grupi biznesmenesh hungareze me qellim vendosjen e bashkepunimit me interes reciprok.

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Sot zhvilluam një takim shumë të mirë me z. Tibor Veres, Drejtues i Wallis, dhe z. Andrew Prest, Drejtor Administrativ. Biseda u përqendrua mbi Shqipërinë dhe mbi atë që vendi i ofron investitorëve të huaj në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Vërejmë me kënaqësi se interesi i qarqeve hungareze të biznesit për Shqipërinë po vjen duke u rritur.
#DiplomaciaEkonomike

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Nexon Kft. është një kompani hungareze e specializuar në krijimin dhe përdorimin e sistemeve të menaxhimit të burimeve njerëzore, duke u ofruar partnerëve shërbime dhe zgjidhje të cilësisë së lartë. Kompania bashkëpunon me institucione dhe agjenci të ndryshme shtetërore e të pushtetit lokal, si dhe me kompani private të sektorëve të ndryshëm. Ambasadori Spasse u takua sot me Drejtorin e Biznesit dhe Zhvillimit të Parneriteteve, z. Palicz Máté, dhe Drejtorin e Shitjeve, z.

Dita Ndërkombëtare e Gruas

Albanian

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas përfaqësuesit e DSB, Znj. Elda Spasse Kordinatore e Bamiresise se DSB-se, perfaqesuese e Shqipërisë, Znj. Rasa DAGILIENÉ perfaqesuese e Lituanisë, Znj. Roula Anastasiou Papadopoulos perfaqesuese e Qipros, vizituan Kopshtin e fëmijëve të Universitetit Semmelweis, një nga katër organizatat bamirëse që DSB po mbështet. Fokusi i takimit ishte se si të nxisë më tej zhvillimin e komunikimit të atyre fëmijëve, të cilët kanë nevojë, për shkak të pengesës së tyre të shkaktuar nga paraliza cerebrale. Ata u takuan me Kryetaren e kopshtit znj.

Festat e 7 dhe 8 Marsit

Albanian

Me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit, znj. Elda Spasse organizoi në Ambasadë një pritje për zonjat e komunitetit shqiptar në Budapest. Ceremonia pa protokoll, muzika e traditës, zonjat e talentuara të komunitetit dhe gjallëria e studenteve krijuan një atmosferë të ngrohtë e të gëzuar, të denjë për dashurinë, sakrificat dhe kontributin që i japin shoqërisë nënat, motrat dhe mësuesit tanë. Respekt për nënat dhe motrat tona që i transmetojnë brezave kodin shqiptar dhe stop dhunës ndaj grave ishin dy mesazhet kryesore që u përcollën në fillim të aktivitetit.

Integrimi përmes Biznesit

Albanian

Ambasadori Spasse mori pjesë Sot në Konferencëm e tretë KAS-IFAT për Ballkanin Perëndimor me titull "Integrimi përmes biznesit" zhvilluar në Budapest më 28 shkurt 2019. Konferenca njëditore përbëhej nga dy panele të mbyllura që u përqendruan në zhvillimin aktual socio-ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe në një seri pyetjesh se si Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Hungaria mund të kontribuojnë më me efikasitet në zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit. Në konferencë morrën pjesë vendimmarrës, ekspertë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Miqësi Hungari - Shqipëri

Albanian

Ambasadori Spasse u takua me z. István Jakab, zv. Kryetar i Parlamentit të Hungarisë dhe, njëkohësisht, zv. Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Hungari-Shqipëri. Gjatë takimit u njoh dhe ndau me të këndvështrimin mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. U konstatua me kënaqësi se pikëpamjet e të dyja palëve përputhen për çështjet e sipërpërmendura dhe kjo na shtyn të besojmë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Hungarisë do të njohin zhvillime të reja.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12