Articles

Viti i Ri 2020

Albanian

Universiteti i Teknologjisë dhe Ekonomisë i Budapestit (BME), i themeluar në vitin 1782, është një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në rang evropian. Me një ceremoni ku merrnin pjesë personalitete të shkencës dhe arsimit, të qeverisë hungareze e të pushtetit vendor, të trupit diplomatik dhe të biznesit, u festua fillimi i Vitit të Ri 2020. Gjatë kësaj ceremonie Rektori i BME, Dr.

Gëzuar Festat e Fundvitit

Albanian

Stafi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Budapest ju uron Gëzuar Festat e Fundvitit.
Foto Roland Tasho.

Koncert Bamirësie

Albanian

Me rastin e 5-vjetorit të krijimit të Fondacionit Symphonia, deputetja hungarez, znj. Katalin Csöbör, organizoi në Parlament një ceremoni ku ishin të pranishëm Zonja e Parë Anita Herczegh, pjestarë të trupit diplomatik të akredituar në Hungari, përfaqësuese të Diplomatic Spouses of Budapest (DSB), deputetë, drejtuesit e Fondacionit, si dhe fëmijë që kanë mbështetjen e këtij Fondacioni. Këtë vit, Fondacioni Symphonia është përzgjedhur për t’u mbështetur nga DSB me një pjesë të fondeve të mbledhura prej Panairit Diplomatik. Znj.

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Sot patëm një bisedë interesante me z. Nir Maor, CEO i YAEL Group, dhe z. László Erdős, Administrator i Përgjithshëm i TSTOURS. Biseda u përqendrua në fushën e turizmit në Shqipëri dhe mundësinë e investimeve aty. Është kënaqësi kur sheh se Shqipëria po tërheq përherë e më shumë vëmendje.

Hungaria mbështet Shqipërinë

Albanian

Ne Agjencine Shteterore hungareze për Mbrojtjen nga Katastrofat u zhvillua nje ceremoni ku u vleresua puna dhe kontributi i 11 eksperteve hungareze qe morren pjese ne fazen e vleresimit te demeve te shkaktuara ne Shqiperi nga termeti i 26 nentorit. Te ndare ne dy grupe, per dy jave rresht, ekspertet hungareze punuan prane kolegeve shqiptare dhe realizuan kontrollin dhe vleresimin per 300 objekte. Ne ceremoni morren pjese edhe Ambasadori Spasse dhe Sekretari I i Ambasadesz, Ilir Qorri.

Bashkëpunim Shqipëri Hungari

Albanian

Zhvilluam një takim interesant me z. László Örlős, Drejtor Administrativ i Qendrës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, dhe z. Attila Galambos, President i Komitetit për Ballkanin Perëndimor në Dhomën Hungareze të Tregtisë dhe Industrisë. Biseda u përqendrua kryesisht mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Besojmë se ky bashkëpunim do të materializohet së shpejti.

Bashkëpunim Kulturor Shqiperi Hungari

Albanian

Me iniciative dhe ftese te Sekretarit te Shtetit per Kulturen, z. Peter Fekete, me 27 nentor trupa e Cirkut te Tiranes zhvilloi nje vizite disa ditore ne Budapest. Gjate vizites ne Cirkun e Budapestit dhe ne institucione te tjera kulturore, artistet shqiptare paten mundesi te njihen nga afer me menyrat e pergatitjes profesionale te kolegeve hungareze, si dhe te shkembejne eksperience me ta. Besojme se se shpejti kjo vizite do te pasohet nga nga forma te tjera bashkepunimi dhe se artistet shqiptare do t'i shohim se shpejti ne skenen e Cirkut te Budapestit.

Promovim i Shqipërisë

Albanian

Instituti i modës SIPAM AB, Fondacioni “Tradita Popullore” dhe Suvenir Parruca morrën pjesë në Panairin Diplomatik të Budapestit duke kontribuar me bujari për stendën e Ambasadës Shqiptare, ashtu edhe për lotarinë e çmimeve të mëdha. Menjëherë pas Panairit patëm kënaqësinë të presim në Ambasadë përfaqësuesit e tyre, respektivisht znj. Edlira Zani dhe nxënëset e saj, znj. Edlira Sulaj dhe z. Artan Bilani. Në shenjë respekti Ambasada u dorëzoi pjesëmarrëseve çertifikata mirënjohjeje.

Shqipëria në Panairin Diplomatik 2019 në Programin Artistik me sfilate nga Instituti Sipam AB

Albanian

Ambasada e Shqipërisë mori pjesë në Programin Artistik ne Panairin Diplomatik me një sfilatë mode të ofruar nga Instituti i Modës SIPAM AB në Tiranë, i drejtuar nga znj. Edlira Zani. Stilistët e Institutit ekspozuan veshjet e dizenjuara prej tyre. Një cmim për lotarinë e Panairit u ofrua nga stilistja Zani. Bluzat e kuqe me shqiponje te punuara gjithashtu nga Instituti enkas per Panairin Diplomatik 2019 ne Budapest.
Panairi u vizitua nga 1700 vizitore.
Faleminderit Edlira Zani si edhe stilistet e ardhshem.
#promovimishqiperise
#tendihmojmesebashku

Shqipëria në Panairin Diplomatik 2019- Soprano Alisa Katroshi

Albanian

Në momentin e hyrjes në Hotel InterContinental të Zonjës së Parë të Hungarisë, Patronja e Panairit, znj. Anita Herczegh, u prit me këngën e famshme hungareze Tavaszi szél (Erë pranverore), kënduar nga sopranoja shqiptare Alisa Katroshi. Faleminderit Alisa!

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00