Articles

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Ambasadori Spasse u takua me Drejtorin Administrativ të kompanisë Epam për Hungarinë, z. Bence Vinko, dhe diskutoi me të mbi përpjekjet që po bën vendi për tërheqjen e investitorëve të huaj. Ata biseduan mbi mënyrat e promovimit të vendit, duke marrë si shembull përvojën hungareze dhe atë të disa vendeve të tjera. Epam është kompania më e madhe e ofrimit dhe zhvillimit të software-ve në Evropën Qendrore dhe Lindore, e cila është themeluar në vitin 1993 dhe e ka selinë në SHBA. Aktualisht në Hungari ka 1600 punonjës dhe degë në Budapest, Szeged dhe Debrecen.

Afrimi mes dy popujve

Albanian

Pritëm në Ambasadë fotografin e mirënjohur Roland Tasho dhe diskutuam mbi projektin e tij të fundit që synon të promovojë shqiptarët e suksesshëm në Hungari. Përfitojmë nga rasti ta falenderojmë z. Tasho, Ministrin e Diasporës, z. Pandeli Majko, dhe Ambasadën e Hungarisë në Tiranë për mbështetjen e këti projekti që kontribuon në afrimin mes dy popujve.
26.06.2019

Bashkëpunim në Shëndetësi

Albanian

Ambasadori Spasse dhe Drejtoresha e OBSH ne Hungari, Dr. Ledia Lazeri, vizituan Institutin Hungarez te Kardiologjise “Gottsegen Gyorgy” me ftese te Drejtorit te Pergjithshem, Dr. Peter Andreka. Biseda u perqendrua mbi mundesite e vendosjes se bashkepunimit me nje strukture simoter ne Shqiperi. Vendosja e nje bashkepunimi te tille do t'i sillte nje vlere te shtuar marredhenieve dypaleshe ne fushen e shendetsise, ndersa ne planin konkret, do t'u ofronte qytetareve shqiptare nje mundesi me shume ne trajtimin e semundjeve te zemres.
18.06.2019

Stipendium Hungaricum Scholarship Programme

Albanian

Ambasadori Spasse me ftesë të dekanit të Universitetit të Szent István (Gödöllő), Prof. h.c. Dr. Jozsef Káposzta, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Sociale Përafërsisht 500 studentë morën diplomën e tyre dhe midis tyre edhe studentja shqiptare Xhensila Veshaj nga Gjirokastra. Ne i urojme asaj si edhe te gjithe studenteve fat dhe shumë suksese në të ardhmen.
15.06.2019

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Ambasadori Spasse zhvilloi nje takim kortezie ne seline qendrore te Bankes OTP ku u takua me CEO-n e bankes, z. Csányi Sándor. Gjate takimit u diskutua mbi pervojen e deritanishme te deges se OTP ne Shqiperi dhe planet e saj per te ardhmen. Te dy ndane mendimin se prania e OTP ne Shqiperi mund te nxise investitore te tjere hungareze ta konsiderojne vendin si destinacion per zgjerimin e aktiviteteve te tyre.
13.06.2019

Konferenca Rajonale Ministrore për Partneritetin dhe Bashkëpunimin në Onkologji

Albanian

Konferenca Rajonale Ministrore per Partneritetin dhe Bashkepunimin ne Onkologji mblodhi ne Budapest nje numer te madh politikeberesish ne fushen e shendetit publik, mjekesh onkologe dhe ekspertesh te mjeksise, te cilet diskutuan mbi menyrat e forcimit te bashkepunimit ne fushen e onkologjise. Ambasadori Spasse ndoqi ceremonine e çeljes se konferences, ku merrnin pjese edhe mjeke e politikane shqiptare nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia e Veriut. Ne seancen e çeljes se konferences Dr. Ledia Lazeri, Perfaqesuesja e OBSH ne Hungari, paraqiti Perspektiven e OBSH per Kontrollin e Kancerit.

Bashkëpunim Kulturor Shqipëri Hungari

Albanian

Pas një përvoje të suksesshme në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar të Pecs-it, grupi artistik i Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” bëri një vizitë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Budapest. Talenti i artistëve, i kombinuar me energjinë dhe përshtypjet pozitive nga kjo vizitë në Hungari, krijuan një atmosferë të këndshme dhe mbresëlënëse. Artistëve dhe Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” u shprehim mirënjohjen tonë dhe të komunitetit shqiptar në Hungari për përfaqësimin dinjitoz.

Festivali Ndërkombëtar Folklorik “Porta e Jugut”

Albanian

Ambasadori Spasse vizitoi qytetin e Pecsit ku nga data 6 deri me 9 qershor u zhvillua Festivali Nderkombetar Folklorik “Porta e Jugut”. Ai pati kënaqësinë të takohet me artistët e grupit artistik të Qendres Kulturore "Margarita Tutulani" ne Berat, me organizatorët e festivalit, si dhe me deputetin Péter Hoppál. Performancat e një cilësie të lartë të artistëve shqiptarë në sheshin kryesor të qytetit e më tej mbi skenën e hapur krijuan emocione të forta dhe u duartrokitën fort nga spektatorët. Përfitojmë nga rasti t’i shprehim mirënjohjen Konsullit të Nderit, z.

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Patëm kënaqësinë të presim në Ambasadë përfaqësuesit e 27 bizneseve shqiptare, anëtarë të Dhomës së Tregtisë së Gjirokastrës, të cilët ndodhen në Budapest për të vizituar panairin China Brand Fair 2019. Biseduam dhe shkëmbyem mendime mbi marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Hungarisë, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare, hungareze dhe kineze.

Panairi China Brand Fair 2019

Albanian

Në Budapest u zhvillua ceremonia e çeljes së panairit China Brand Fair 2019, i cili do të qendrojë i hapur nga 3 deri më 5 qershor. Ky panair, që tashmë është kthyer në traditë, synon të nxisë vendosjen e lidhjeve mes bizneseve nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe atyre nga provinca të ndryshme të Kinës. Ambasadori Spasse mori pjesë në ceremoni dhe pati kënaqësinë të takohet me disa biznesmenë shqiptarë. Këtë vit, me nxitjen e Ambasadës, panairi po vizitohet nga 27 përfaqësues të bizneseve shqiptare anëtarë të Dhomës së Tregtisë së Gjirokastrës.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12