Articles

Bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës

Albanian

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, znj. Meliza Haradinaj - Stublla, bashkë me Ministrin e Arsimit, z. Ramë Likaj, dhe Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, znj. Time Kadriaj, ndodhen për një vizitë zyrtare në Budapest. Me ftesë të Ambasadorit Kallaba, Ambasadori Spasse pati kënaqësinë të takohet e të njihet me miqtë e nderuar, si dhe të bisedojë me ta mbi çështjet me interes të përbashkët të politikës së jashtme e të arsimit.
29 tetor 2020

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Duke iu përgjigjur interesimit të përfaqësuesve të East-West Connect Consulting, Ambasadori Spasse priti në mjediset e Ambasadës Drejtorin Janos Joljart dhe bashkpunëtorin e tij Zsigmond Csullog. Biseda u përqedrua mbi mundësitë e investimit në Shqipëri, kryesisht në fushën e menaxhimit të mbetjeve. Ndër të tjera, interesuarve iu sugjerua realizimi i një vizite në Shqipëri, për çka Ambasada mori përsipër t'i ndihmojë me realizmin e takimeve.
#bashkepinimishqiperihungari
#investinalbania
14 tetor 2020

Bashkëpunim Shqiperi Hungari

Albanian

Ambassadori Spasse pati kënaqësinë të takojë një mik të mirë të Shqipërisë, Z. Zsolt Nemeth, Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Asamblenë Kombëtare Hungareze. Eshte gjithmonë shumë e dobishme të diskutosh me një diplomat të tillë të klasit të parë marrëdhëniet dypalëshe, Presidencën e Shqipërisë në OSBE dhe integrimin në BE.
#bashkepinimishqiperihungari
18 tetor 2020

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Një ditë pandemisë do t'i vijë fundi dhe bizneset do t'i kthehen normalitetit. Në kuadër të përpjekjeve për të riintensifikuar promovimin e Shqipërisë si destinacion për investimet e huaja, Ambasadori Spasse dhe Sekretari I Ilir Qorri zhvilluan një takim në Agjencinë Hungareze të Promovimit të Eksporteve (HEPA), ku u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm Kristóf Szabo dhe Drejtoren për Marrëdhëniet me Jashtë, Andrea Nestor. Identifikimi i bizneseve me potencial zgjerimi dhe vendosja e lidhjeve me subjekte shqiptare ishin në qendër të bisedës me partnerët hungarezë.

Bashkëpunim Shqiperi Hungari

Albanian

Ambasadori Spasse, bashke me Përfaqësuesen e OBSH në Hungari, Dr. Ledia Lazri, u takuan me Sekretaren e Shtetit për Shëndetsinë, Dr. Ildiko Horvath. Bashkëbiseduesit shkëmbyen përvojat e Shqipërisë dhe Hungarisë në përballjen me pandeminë e Covid-19, si dhe diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit dhe zbutjen e efekteve të pandemisë në ekonomitë e të dy vendeve.
#bashkepinimishqiperihungari
30 shtator 2020

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Futja e produkteve shqiptare në tregun hungarez mbetet një ndër objektivat parësore të Ambasadës në Budapest. Për këtë qëllim, me ndihmën e biznesmenit shqiptar z. Adrian Ferra, Ambasadori Spasse u takua me njërin nga themeluesit e kompanisë së distribucionit "del Pierre", z. Horváth Gábor. "del Pierre" është një kompani hungareze e cila furnizon me produkte të ndryshme ushqimore një numër rrjetesh, si Auchan, Metro, Tesco, Spar, Lidle, Aldi, etj. Shpresojmë se ky takim do të pasohet nga takime të tjera me praninë e prodhuesve shqiptarë.
#Diplomaciaekonomike
28 shtator 2020

Masat kundër përhapjes së Covid-19 në Hungari dhe kufizimet kufitare

Albanian

Në kudër të mbrojtjes kundër përhapjes së covid-19, masat e reja në Hungari kufizojnë lëvizjet e qytetarëve gjatë natës nga ora 00:00-05:00. Gjithashtu, është e detyrushme mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, në ngjarje ku ka grumbullime si në mjedise të mbyllura ashtu dhe në të hapura, përfshirë baret dhe restorantet gjatë momentit të mos konsumit, në transportin publik, etj. Kontrollet do të jenë të rrepta dhe në rast të mosmbajtjes së maskës, do ketë dënim me gjobë pa paralajmërim.

Takim me Studentë

Albanian

Ambasadori Spasse dhe Sekretari II Kurtulaj priten ne Ambasade nje grup studentesh shqiptare qe studiojne ne Hungari. Qellimi i takimit ishte nxitja e studenteve per te gjalleruar veprimtarine e Unionit Studentor Shqiptar, te krijuar vitin e kaluar ne Budapest. Sipas Ambasadorit, Unioni duhet te kthehet ne nje organizim qe mbledh se bashku studentet shqiptare te te gjitha trevave qe studjojne ne Hungari dhe te sherbeje si platforme komunikimi, informimi, argetimi dhe pershtatjeje me vendin prites.

NJOFTIM Datë 1 shtator 2020 mbi mundesine e hyrjes ne Hungari

Albanian

Prej 1 shtatorit, të huajt pa leje qëndrimi do të ndalohen të hyjnë në Hungari. Hungarezët që kthehen në Hungari do të duhet të hyjnë në karantinë 14-ditore, pa marrë parasysh se nga cili vend do të vijnë. Nga 1 shtatori ata mund të lënë karantinën vetëm pas dy testeve negative. Ata që vendosen në karantinë për shkak të hulumtimit të kontakteve mund të dalin nga karantina pas dy rezultateve negative të testit të marra brenda pesë ditësh dhe me hapësisë të paktën dy ditë nga njëra-tjetra.

Njoftim mbi mundesine e hyrjes ne Hungari

Albanian

Qytetarët shqiptarë që duan të hyjnë apo kalojnë tranzit në Hungari nga vendet që ndodhen kategorinë e kuqe, ku aktualisht bën pjesë dhe Shqipëria, duhet të aplikojnë pranë policisë hungareze për një leje të posaçme hyrjeje në Hungari. Ky aplikim bëhet duke plotësuar formularin online në webfaqen zyrtare të policisë hungareze. Ndër të tjera, në këtë formular duhet të arsyetohet kërkesa për hyrje në Hungari. Vetëm ata që kanë leje qendrimi ose një arësye të fortë lejohen të hyjnë ose kalojnë tranzit.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00