Articles

Kryeministri Berisha dhe ai hungarez Orban rikonfirmojnë vullnetin për konsolidimin e bashkëpunimit midis dy vendeve

Albanian

Kryeministri Berisha dhe ai hungarez Orban rikonfirmojnë vullnetin për konsolidimin e bashkëpunimit midis dy vendeve Me ftesë të Kryeministrit Berisha, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Shqipëri Kryeministri i Republikës së Hungarisë Viktor Orban, në krye të një delegacioni. Kryeministri Berisha priti sot Kryeministrin e Republikës së Hungarisë, zotin Viktor Orban, i cili, me ftesë të Kryeministrit Berisha zhvilloi në krye të një delegacioni, një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Vizitë e Zv/Sekretarit të Shtetit Hungarez Balazs, në Tiranë. Maj 2011

Albanian

Dr.Botos Balázs Zv/Sekretar i Shtetit hungarez zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u takua me Zv/Ministrin e Punëve të Jashtme z. Selim Belortaja. Në këtë takim u diskutua për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, me prioritet zhvillimit bujqësor,bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet Dhomave të Tregëtisë, forcimi i pjesëmarrjes reciproke në panairet që do të zhvillohen,shfrytëzimit reciprok të mundësive potenciale të turizmit, etj.

Hungaria, Presidente e radhës së BE, i garanton mbështetje Shqipërisë. 30 Mars 2011

Albanian

Hungaria, Presidente e radhës së BE, i garanton mbështetje Shqipërisë. Kryetarja Jozefina Topalli pret në Kuvend, Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, László Kövér.

“Hungaria inkurajon Shqipërinë në reformat për integrim dhe do të mbështesë përpjekjet e saj për marrjen e Statusit të vendit Kandidat me BE. Hungaria beson se e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE"- këtë mesazh i përcolli sot Kryetares së Kuvendit, zoti László Kövér, Kryetar i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, vendi që ka Presidencën e radhës së BE.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Budapest në bashkëpunim me Dhomat e Tregtisë të dy vendeve si dhe me Ministrinë e Zhvillimit Kombëtar organizuan Forumin e Biznesit Shqipëri-Hungari, thellohen marrdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve. 4 Mars 2011

Albanian

04/03/2011

Me rastin e vizitës së Presidentit të Republikës, z. Bamir Topi, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me përfaqësuesit e Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Hungarisë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Kombëtar, organizuan Forumin e Dhomave të Biznesit të Shqipërisë dhe Hungarisë, ku nga pala shqiptare mori pjesë një grup prej 30 përfaqësuesish të biznesit shqiptar. Në këtë forum morrën pjesë dhe Presidentët e dy vëndeve.

Vizita e Presidentit Topi në Hungari 2 Mars 2011

Albanian

Vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Hungari i dha një shtysë të mëtejshme marrëdhënieve politike ndërmjet dy vëndeve, duke i përcjellë kryesueses së radhës së BE-së mesazhin se Shqipëria po punon fuqimisht për plotësimin e kritereve për integrimin në strukturat europiane.

Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Hungari, znj. Mira Hoxha paraqet Letër Kredencialet në Hungari

Albanian

Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Hungari, znj. Mira Hoxha, i dorëzoi më 28 Janar 2011 Letër Kredencialet Presidentit të Republikës së Hungarisë z. Pal Schmitt, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Pallatin Presidencial.

Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë: www.kryeministria.al

Albanian

Qeveria e re e Republikës Shqipërisë

Shërbimet Konsullore

Albanian

Zbulo Shqipërinë

Albanian

Shqipëria ka shumë bukuri natyrore e kur ta vizitoni atë, do të thoni: pse kaq shumë për ta mësuar këtë fakt.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12